Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFM) ka vendosur ta regjistrojë me rezultat zyrtar ndeshjen e ndërprerë mes Shkupit dhe Shkëndijës në kuadër të çerekfinales së Kupës.
Dy klubet shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija u ndeshen sot (e mërkurë) mes vete në stadiumin e Çairit në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë, kjo ndeshje u zhvillua vetëm nëntë minuta dhe u ndërpre nga gjyqtarit kryesor, pas një tollovie të madhe në fushën e lojës, shkruan telegrafi.
E gjitha erdhi pasi tifozët vendas, ata të Shkupit, pushtuan fushën në tentim për t’i qëruar hesapet me futbollistët e Shkëndijës, të cilët po festonin golin e epërsinë 0-1.
I menjëhershëm ka qenë edhe vendimi i FFM-së, të cilët kanë vendosur të regjistrojnë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0, në favor të Shkëndijës.
Me këtë fitore, Shkëndija tani kalon në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...