Një i mitur në Mitrovicë është goditur nga pirunari duke marrë kështu lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Fadil Deqili”.
Kështu bëri të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 11:00, në rrugën ” Fadil Deliqi” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një makine punuese (Pirunar) dhe një këmbësori, Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori i moshës së mitur”, tha Zahiti.
Siç është raportuar nga mediat viktima është i moshës tetëvjeçare.
Ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës, pasi kishte përfunduar nën rrotat e pirunarit./arbresh.info/
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona