Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ku folën për zhvillimet e fundit në veri.
Osmani e Wigemark gjithashtu folën për bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare.
“Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Më tej, bëhet e ditur se Osmani, në këtë drejtim ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës me EULEX-in./arbresh.info/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...