Pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, për dallim nga ata në veri të Republikës, në pjesën tjetër të vendit vazhdojnë punën normalisht.
Në komunën e Shtërpcës, ku shumica e banorëve janë të nacionalitetit serb, puna në polici vazhdon si cdo ditë tjetër, edhe pas vendimit të së shtunës ku Lista Serbe vendosi të lëshojë institucionet e Kosovës e pjesëtarë serbë të policisë hoqën uniformat.
Disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, prapa kamerës thanë për se asnjë polic nuk është duke bojkotuar punën në këtë pjesë të vendit.
RTK ka provuar të marrë një deklaratë nga Zyra për Medie e Policisë në Ferizaj por ata nuk janë përgjigjur për shkak që siç kanë thënë u duhet leje nga Zyra Qendrore e Policisë së Kosovës, në
Prishtinë.
Po ashtu janë adresuar një kërkesë në Zyrën për medie të policisë në Prishtinë për të kuptuar se sa është numri total i policëve që po bojkotojnë institucionet e Republikës së Kosovës, por ata nuk janë përgjigjur.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...