Sulmi ndaj të moshuarës në fokus të mediave ndërkombëtare

10:19 | 3 Nëntor 2022
A. B.

Prestigjiozja britanike, Daily Mail ka shkruar për ngjarjen që pasditen e djeshme e goditi gjithë Kosovën.

Lajmi i tyre nisë kështu:

Ky është momenti tronditës kur një e moshuar në një shtëpi të kujdesit në Kosovë është goditur vazhdimisht me shuplakë nga një infermiere, raporton Daily Mail transmeton arbresh.info

“Ky është momenti shokues kur një e moshuar në një shtëpi të pleqve në Kosovë goditet me shuplakë vazhdimisht nga një infermiere. Në video që është shpërndarë në rrjete sociale, punonjëse e shtëpisë së pleqve ‘Orenda’ në Pejë, mban duart e të moshuarës dhe e godet me shuplakë disa herë. Shihen dy gra tjera në video dhe një tjetër duke filmuar – që dëgjohet duke qeshur me zë ndërsa koleget e saja sulmojnë të moshuarën”, ka shkruar “Daily Mail”.
Kjo përditshme po ashtu ka shkruar për arrestimin e infermiereve, si dhe kanë përfshirë edhe reagimin e Ministrit të punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla.

Tutje, Daily Mail raporton se pas ngjarjes, infermierja dhe një punonjëse e shtëpisë u arrestuan. Punonjësja e shtëpisë u arrestua pasi nuk e kishte raportuar sulmin në polici.

Në një deklaratë, Policia e Kosovës tha se në bazë të videos që qarkullon në rrjetet sociale, zyrtarët kanë identifikuar lokacionin rreth orës 14:10 të ditës së djeshme dhe kanë arrestuar dy të dyshuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale