Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kujtuar veprimtarët Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 33 vjetorin e rënies së tyre.
Sipas tij, idealet e tyre për liri, i bashkuan Afrimin dhe Fahriun gjatë jetës dhe i mbajtën të bashkuar deri në vdekje, njofton Klan Kosova.
“Rënia e tyre dëshmorë në të njëjtën ditë dhe vend, ishte epilog i një vepre heroike të shkruar në bashkautorësi. 33 vite më parë, më 2 nëntor 1989, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u vranë nga policë të regjimit okupator, pasi kishin luftuar mbi gjashtë orë, nga mesdita deri në ora 19:00. Ata ishin rrethuar nga policia në një banesë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, blloku i tretë, hyrja e tretë, bazë ilegale e tyre”.
“Po bëheshin gati për veprimet e radhës, pasi dy ditët e fundit të jetës, më 31 tetor dhe 1 nëntor, Afrimi dhe Fahriu bashkë me shokë të tjerë të ilegales, u kishin prirë demonstratave në Prishtinë. Idealet e tyre për liri, i bashkuan Afrimin dhe Fahriun gjatë jetës dhe i mbajtën të bashkuar deri në vdekje”.
“Të dy vinin nga trevat e Llapit: Fahriu kishte lindur në fshatin Llaushë më 1963, kurse Afrimi në fshatin Llugë më 1965. Në dramën e historisë hynë bashkë, gjatë demonstratave të vitit 1981 dhe bashkë kontribuan në rolet e tyre si anëtarë organizatash ilegale, deri në aktin e fundit, kur ranë dëshmorë, duke u përjetësuar në historinë moderne të Kosovës”.
“Por trashëgimia e idealeve që kishin ndjekur dhe e veprave që kishin kryer Afrimi dhe Fahriu, i frymëzoi aktivisht shokët dhe pasuesit e tyre edhe gjatë dekadës në vijim deri në çlirimin e Kosovës më 1999. Vëllai i Fahriut, Bahriu sikurse edhe shokët e tyre Fadil Vata, Hasan Ramadani dhe më pas Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Agron Rrahmani dhe shumë të tjerë, do ta shtronin rrugën e lirisë me luftën e tyre deri në vdekje”. /arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...