Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka zhvilluar këtë të hënë një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, në lidhje me zhvillimet e fundit.
Dibran Hoxha nga kjo organizata tha se për të shënuar ditën e Halloween-it kanë vendosur të shpërndajnë maska, siç thotë ai, me fytyrat e frikshme të plagjiatorëve të UP-së.
Ai kritikoi edhe qeverinë që, sipas tij, nuk merr masa për t’i ndëshkuar plagjiatorët për shkak të interesave të ngushta të tyre.
“Sot për Halloween, na aktivistët e ORCA-s vendosëm të dalim e të shpërndajmë maska me fytyrat e frikshme të atyre që janë përreth plagjiaturës të përbashkuar. Nuk ka gjë më të frikshme se shkatërrimi i arsimit të një vendi që shumicën dërrmuese të popullsisë e ka më të re se mosha 35-vjeçare. Nuk ka gjë më të frikshme se kur plagjiatorët guxojnë të jenë në pozita udhëheqëse edhe pasi janë vërtetuar dyshimet për plagjiaturat e tyre. Nuk ka gjë më të frikshme se kur qeveria nuk merr masa për t’i zhdukur nga jeta publike. Prandaj, sot, për Halloween ne do të shpërndajmë maska të frikshme me fytyrat e frikshme të arsimit të lartë të Universitetit të Prishtinës, le ta dinë të gjithë sa e frikshme është situata në të cilën ndodhemi si shoqëri e në të cilën ndodhet universiteti më i rëndësishëm i vendit tonë”, tha ai./EO
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...