Amerikani Maurice Hastings u shpall i pafajshëm pas zbulimit të provave të ADN-së dhe pasi kaloi 38 vjet burg për vrasjen e një gruaje në vitin 1983 në Kaliforni dhe dy tentativa për vrasje.
Analiza e ADN-së vërtetoi se autori i këtyre krimeve ishte një tjetër i burgosur, i cili vdiq në vitin 2020, ndërsa vuante dënimin me burg për rrëmbim me armë.
Hastings, tani 69 vjeç, u lirua më 20 tetor pasi u anulua dënimi i tij me burgim të përjetshëm.
“Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një dënim, është detyra jonë të veprojmë shpejt,” tha Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascon, duke e quajtur dënimin e Hastings një padrejtësi të tmerrshme.
Pas një seance gjyqësore më 20 tetor, kur vendimi i tij i fajësisë u anulua, Hastings tha se nuk ishte i hidhëruar dhe donte të shijonte pjesën tjetër të jetës së tij, sepse ai ishte lutur që kjo ditë të vinte për shumë vite./euronews.al/
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...
“Murat Jashari për president”, mblidhen mbi 1 mijë nënëshkri...