Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-2 ndaj Mainzit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke u bërë lider i përkohshëm në kampionatin gjerman.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët arritën t’i shënojnë tri gola, kundrejt një të mysafirët.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e pestë me anë të Serge Gnabry, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Jamal Musiala (28’) çoi epërsinë në 2-0.
Sadio Mane gjeti rrjetën në minutën e 43-të për 3-0, ndërsa Silvan Widmer (45+) ngushtoi epërsinë në 3-1, shkruan telegrafi.
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Bayerni skuadër më e mirë, krijoi më shumë, shënoi tri gola tjerë, ndërsa mysafirët gjeten një herë rrjetën.
Leon Goretzka (58’) shënoi për 4-1, Mathys Tel (79’) rriti epërsinë në 5-1, teksa Marcus Ingvartsen (82’) ngushtoi shifrat në 5-2.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Eric Maxim Choupo-Moting (86’), i cili vulosi fitoren 6-2.
Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 25 pikë, ndërsa Mainzi zë vendin e tetë me 18 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Hertha Berlini, teksa Mainzi e pret Wolfsburgun.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump