Zëvendëskëshilltari kryesor i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jon Finer ka pritur në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Në njoftimin për shtyp thuhet se Finer ripohoi mbështetjen e menjëhershme, domethënëse dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar sigurinë e saj kibernetike përballë sulmeve kibernetike të përsëritura, shkatërruese nga Irani.
Ai shprehu vlerësimin e SHBA-së për bashkëpunimin tonë të fortë në çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Ai theksoi punën tonë së bashku si aleatë të NATO-s dhe vlerësoi lidershipin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, veçanërisht si mbajtëse me Shtetet e Bashkuara për rezolutat që lidhen me pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia, thekson Shtëpia e Bardhë.
Gjithashtu, Finer falënderoi popullin shqiptar për bujarinë e tij në pritjen e përkohshme të atyre që janë larguar nga Afganistani.
Policia e Kosovës shpallë në kërkim katër persona për veprën...
Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës ësh...
Nuk gabojnë Ballkani e Drita, bie Prishtina, ngritet Gjilani...
Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë p...
Ministria: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rr...
Përfundon aksioni në ARBK, zyrtaret e ARBK-së dyshohen për n...