Të paktën 15 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën në një “sulm terrorist” në faltoren Shahcheragh në qytetin e Shirazit, në jug të Iranit, sipas mediave shtetërore dhe zyrtarëve iranianë.
Mësohet se në mesin e viktimave ishin dhe dy fëmijë.
Forcat iraniane të sigurisë kanë arrestuar dy nga sulmuesit e dyshuar, ndërsa po bëhen kërkimet për të arrestuar dhe persona të tjerë të përfshirë në sulm, raporton CNN.
Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se një nga anëtarët e saj kishte “shënjestruar grupet e jobesimtarëve, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra prej tyre. ”
Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë që shpërthyen përleshjet në të gjithë Iranin, ndërsa mijëra njerëz shkuan në në varrin e Mahsa Amini në Saqqez, një qytet në provincën Kurdistan, pasi u shënuan 40 ditë nga vdekja e saj. /euronews
Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forci...
Tatimi i dyfishtë eliminohet: Ambasada e Kosovës në Itali je...
Policia në veri gjen sërish armë, municion dhe mjete të tjer...
Në vitin 2025, Shqipëria priti 12.47 milionë vizitorë
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...