Bashkimi Evropian ka vendosur që të forcojë ligjet që rregullojnë tregtinë dhe transportin e armëve si një përpjekje për të parandaluar rënien e armëve në duart e bandave kriminale mes shqetësimeve se lufta në Ukrainë mund të rrisë përhapjen e armëve të paligjshme.
Komisioni Evropian vlerëson se rreth 35 milionë armë të paligjshme janë në duart e civilëve në të gjithë bllokun.
Rreth 630.000 armë zjarri janë të listuara si të vjedhura në bazën e të dhënave të sigurisë dhe kufirit të BE-së.
Ky vendim i Komisionit Evropian përfshinë procedura më të qarta dhe të përbashkëta për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit dhe municioneve.
Një sistem elektronik licencimi do të vihet në funksion për aplikimet e importit dhe eksportit për të zëvendësuar sistemet më të ngadalta të bazuara në letër që kanë shumica e vendeve.
Standarde më të rrepta do të vendosen për prodhimin e armëve alarmuese dhe sinjalizuese.
Armët e tilla u konvertuan nga ekstremistët dhe u përdorën në sulmet e përgjakshme të Parisit në vitin 2015 dhe në vrasjen e stafit të revistës satirike franceze Charlie Hebdo.
Certifikatat e përdoruesit përfundimtarë do të kërkohen për lloje të caktuara të armëve të zjarrit për të siguruar që marrësi nuk planifikon t’i transferojë ato te dikush tjetër, duke ndihmuar në uljen e rrezikut që armët mund të shfaqen në tregun e zi.
Komisioni këmbëngul se masat nuk do të kufizojnë zotërimin e armëve dhe në fakt do të thjeshtojnë procedurat për gjuetarët dhe garuesit.
Komisionerja e Punëve të Brendshme, Ylva Johansson, u kërkoi vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian që t’i miratojnë ato me shpejtësi.
Johansson tha se një raport i agjencisë policore evropiane tregon se “grupet e organizuara kriminale po bëhen gjithnjë e më të dhunshme dhe se dhuna po bëhet gjithnjë e më vdekjeprurëse. Ky është një kërcënim për sigurinë tonë, për sigurinë tonë”,deklaroi ajo.
Propozimet e komisionit u hartuan shumë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në muajin shkurt të këtij viti, por Johansson tha se konflikti ka ngritur shqetësime pasi armët që u përdorën në luftërat që copëtuan ish-Jugosllavinë në vitet 1990 janë duke hyrë ende në Evropë.
“Sigurisht që unë i besoj ushtrisë ukrainase – ata me të vërtetë po i përdorin armët në mënyrën e duhur – por ne gjithashtu e dimë se lufta është një fatkeqësi për njerëzit, por është një mundësi për kriminelët, dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, u tha Johansson gazetarëve në Bruksel./rel/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...