Marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, situata në rajon, si dhe ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës në stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian, janë çështjet që diskutuan sot nga presidenti maqedona, Stevo Pendarovski dhe të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach.
Pendarovski, siç njoftuan nga kabineti i tij, në takim theksoi se Maqedonia e Veriut i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar dhe ka interes të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në disa sfera me interes të përbashkët.
Në këtë kontekst, Pendarovski falënderoi për donacionin e fundit britanik, i cili përfshin 14 njësi mobile për trajnimin e pjesëtarëve të ushtrisë në mjedis urban, të cilat do të dorëzohen sot në poligonin Krivollak, duke e vlerësuar si një tjetër konfirmim të aleancës së fortë të dy vendet anëtare të aleancës së NATO-s.
Në takim u bisedua edhe për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së me Bashkimin Evropian. /arbresh.info/
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...