Në fshatin Bresje të Fushë Kosovës sot në orët e para të mëngjesit ka vdekur një fëmijë i moshës pesë vjeçare.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se fëmija ka vdekur në shtëpi derisa po cilësohet si vdekje e dyshimtë meqë ende s’dihet shkaku i vdekjes, shkruan arbresh.info
Trupi me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin Mjeko Ligjor për obduksion.
“Rr.Bedri Pejani, Bresje 21.10.2022 – 05:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...