Këngëtarja e njohur, Billie Eilish dyshohet të ketë nisur një lidhje të re dashurie me muzikantin, Jesse Rutherford.
Dyshja, Eilish e Rutherford janë parë bashkë në Los Anxhelos, ndërsa kishin dalë për një darkë vegane, shkruan “Seventeen”.
Ata thuhet të kenë qëndruar në restorant për më tepër se tri orë, teksa burimet që ishin aty shtuan se “çifti” kishin shkëmbyer puthje e përqafime të shumta përgjatë tërë kohës.
Thashethemet për lidhjen vijnë pas ndarjes së Billiet me ish të dashurin, Matthew Tyler Vorce, të cilin ylli i hitit “Happier than ever” e kishte akuzuar për mashtrim.
“Askush nuk mashtroi askënd. Marrëdhëniet përfundojnë. Kaq e thjeshtë. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtrat në internet janë të rrezikshme”, shkroi Matthew aso kohe.
Jesse, i cili është 11 vjet më i madh se Billie, është frontmeni i grupit “The Neighbourhood”, i njohur për këngë hite si “Sweater Weather” i vitit 2013 dhe hiti i TikTokut i vitit 2020, “Stargazing”.
Billie dhe Jesse janë njohur që nga viti 2017, kur Billie ishte 15-vjeçe dhe gjendej akoma në fazën e zhvillimit si muzikante./arbresh.info/
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit