Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të tregohen të suksesshëm në garat evropiane.
Pasi muajin e kaluar ishte i deleguar në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, Gent – Shamrock Rovers, Visar Kastrati si gjyqtar kryesor dhe Edmond Zeqiri, si gjyqtar anësor, do ta ndajnë drejtësinë në turneun kualifikues për Euro 2023 për kombëtaret e grupmoshave 17-vjeç, që zhvillohet në Maltë, përcjell arbresh.info.
Në këtë turne krahas Maltës marrin pjesë edhe Republika Çeke, Skocia dhe Irlanda e Veriut. Gjyqtari Kastrati dhe asistenti Zeiqiri do të gjykojnë ndeshjen Republika Çeke – Malta, e cila zhvillohet më 22 tetor dhe ndeshjen Malta – Iralnda Veriore, e cila zhvillohet më 25 tetor.
Në ndeshjen tjeter ndërmjet Maltës dhe Skocisë, e cila zhvillohet më 19 tetor gjyqtari Kastrati do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt, dhe Zeqiri në rolin e asistentit së bashku me dyshen e gjyqtarëve nga Greqia.
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...
Eurostat: 25% e të rinjve në BE punojnë dhe studiojnë në të ...
Kobbie Mainoo vendos të qëndrojë te Manchester United