Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Davenport folën për bashkëpunimin aktual ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në çështje të interesit të të dy palëve, ku OSBE ndihmon Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
U bisedua për veprimet në mbrojtje dhe respektimit të drejtave të njeriut, me fokus te komunitetet pakicë në Kosovë.
Po ashtu, për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe veprimet drejt themelimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, për të lehtësuar qasjen në informata me interes publik, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.
Në këtë takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit për parandalimin e dhunës në baza gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave. /arbresh.info/
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...