Një shtëpi në kryeqytet është përfshirë nga zjarri në Ulpianë.
Lexues të portalit arbresh.info kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjës.
Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin.
Këto informacione i ka dhënë për arbresh.info zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha Ahmeti,
Më poshtë mund të shihni fotot nga vendi i ngjarjes./arbresh.info/


Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...