Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave ka shënuar një hap shumë të rëndësishëm përpara.
Kryediplomatja s’e ka thënë asnjë fjalë për kushtin e Francës, që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Gërvalla përmes një statusi në rrjetin social ka thënë se Grupi për Viza mirëpriti përditësimin nga Komisioni dhe përgjithësisht përkrahu vazhdimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Sipas saj, s’ka pasur as kundërshtime e as kontestime, por vetëm janë ngritur disa çështje teknike.
“Grupi për Viza mirëpriti përditësimin nga Komisioni dhe përgjithësisht përkrahu vazhdimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nuk pati kundërshtime dhe kontestime. Janë ngritur çështje teknike, të cilat do të adresohen në diskutimet e mëtutjeshme brenda Grupit për Viza, prej ku procesi do të vazhdojë tutje drejt përmbylljes në afatin e rregullt”, ka shkruar Gërvalla.
Tutje, Gërvalla ka thënë se sot sot nuk ishte dita e vendimit, por dita e nisjes së fazës së fundit të procesit të liberalizimit të vizave./arbresh.info/
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...