Selektori i Rumanisë, Edi Iordănescu ka folur për grupin në të cilin ka përfunduar ekipi i tij, më saktësisht për kundërshtarët me të cilët do të përballen rumunët në kualifikimet e Euro 2024.
Zvicra konsiderohet si favorite e grupit, por trajneri rumun nuk ua mohon mundësitë dhe shanset as Kombëtareve tjera të grupit, shkruan mediumi rumun “sport.ro”.
“Ne nuk mund t’i heqim as Kosovën, Bjellorusinë apo Izraelin nga ekuacioni i kualifikimit. Secili ekip i ka shanset e tij, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Duhet ta rrisim nivelin tonë. Zvicra është favorite në letër, por mund të them se grupi është mjaft i balancuar. Ne duhet të kemi besim, duhet të synojmë sa më lartë”, deklaroi trajneri i Rumanisë.
Ditë më parë, Federata Rumune e Futbollit nuk siguroi se Kombëtarja e këtij shteti do t’i zhvillojë ndeshjet me Kosovën, për të cilat tha se duhet të konsultohet me Qeverinë e Rumanisë.
Madje, një ish-ministër i jashtëm rumun shkoi edhe më larg, duke thënë se Rumania nuk duhet të luajë me një shtet që s’e njeh, edhe nëse i humb të dyja ndeshjet, 0:3.
Rumania dhe Kosova janë pjesë e Grupit I në kualifikimet e Kampionatit Evropian së bashku me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë e Andorrën.
Ndeshjet do të luhen mes muajve mars dhe nëntor 2023.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...