Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka udhëtuar sot drejt Berlinit për vizitë zyrtare, me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Qëllimi i kësaj vizite është fuqizimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, raporton arbresh.info
“Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani ministrja Gërvalla-Schwarz do të zhvillojë takim me homologen e saj gjermane Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Po ashtu temë e takimit ndërmjet dy ministreve të jashtme të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë do të jenë edhe reformat e nisura në vend, situata politike dhe e sigurisë në Evropë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, mes tjerash ministrja Gërvalla-Schwarz me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock do të bisedojë për sfidat energjetike që i ka rajoni dhe Evropa, për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve si dhe për mërgatën nga Republika e Kosovës në Gjermani si një urë lidhëse kulturore, ekonomike mes dy republikave mike./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...