Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, të shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiun.
Në takim me të dy ministrat, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka shënuar përparim të ndjeshëm në procesin e reformave në sundimit e rendit dhe ligjit.
Ajo tha se reformat në drejtësi dhe në sundim të rendit e ligjit, janë prioritet i institucioneve të Kosovës, thuhet në komunikatën për media.
Në këtë kontekst, tha se bashkëpunimi me Shqipërinë është i domosdoshëm, posaçërisht në sferën e mbështetjes me ekspertizë në çështjen e reformave në drejtësi.
Sipas Presidentes Osmani, vetingu është një nga proceset më të rëndësishme për kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.
Të dy paraqitën nevojën e përafrimit ndërmjet sistemeve të drejtësisë në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dy shteteve.
Temë e diskutimit në takim ishte edhe pjesëmarrja e Kosovës në Samitin për Demokraci, të inicuar nga Presidenti Biden, në të cilin Kosova udhëheqë grupin tematik për sundim të ligjit dhe reforma në drejtësi.
Presidentja Osmani ka falënderuar ministrin Manja që Shqipëria ka vendosur t`i bashkohet grupit tematik për sundim të ligjit dhe reforma në drejtësi, të udhëhequr nga Kosova në kuadër të Samitit për Demokraci.
Në të njëjtën kohë, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për angazhim të përbashkët për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë.
Poashtu, Presidentja Osmani dhe minstri Manja, shprehën gatishmërinë për ta intensifikuar edhe mëtej bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit./arbresh.info/



Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...