Viktimat e aksidenteve në miniera përbëjnë 20 deri në 25 për qind të totalit të të vdekurve nga aksidentet në punë në Shqipëri.
Të dhënat e Inspektoriatit Shtetëror të Punës tregojnë se në total, në pesë vitet e fundit janë të paktën 160 persona që kanë gjetur vdekjen duke punuar, ose prej aksidenteve të pësuara në punë.
Gjysmën e kësaj shifre e përbëjnë aksidentet në miniera dhe ndërtim. Në miniera, shifra e raportuar është të paktën 30 viktima, por dyshohet që ky numër është më i lartë për shkak të vdekjeve në tregun informal të minierave, të cilat nuk raportohen, ose raportohen si vdekje nga arsye të tjera.
Rasti më tragjik i viteve të fundit është ai i tetorit të 2020-s i ndodhur në Selishtë të Dibrës. Tre minatorë gjetën vdekjen në një minierë në zonën e Balgjajt. Arsyeja e vdekjes ishte shpërthimi i gazit gjatë punimeve.
Viktimat nuk figuronin të punësuar në asnjë prej kompanive të licencuara për shfrytëzimin e minierave. Por, nga hetimet e mëvonshme u zbulua se njëri prej viktimave ishte me profesion inxhinier dhe i vetëlincencuar për të shfrytëzuar këtë minierë.
Aksidentet e shpeshta në galeri, sidomos në zonën e Bulqizës, Martaneshit dhe të Peshkopisë kanë ngritur shqetësimet mbi respektimin e masave të sigurisë teknike.
Ekspertët vlerësojnë se tejshfrytëzimi i tyre, hapja e galerive të reja pa studime të mirëfillta gjeologjike dhe informaliteti janë ndër arsyet kryesore të aksidenteve. /Euronews Albania/
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...
Sot varroset punëtori që humbi jetën tragjikisht në vendin e...
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...