Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sërish ka vendosur ta caktojë çmimin tavan për shitjen e derivateve. Kjo ka ardhur nga inspektimet që kanë ndodhur nga Inspektorati i Tregut, që ka evidentuar mospërputhje të çmimit të vendosur me lëvizjet në tregjet e huaja.
MINT përmes një vendimi ka vendosur rregullimin e çmimeve dhe ka caktuar masa tjera mbrojtëse për produktet e naftës.
Sipas vendimit, shitësit me shumicë mund të fitojnë 2 cent për litër, ndërsa ata me pakicë 12 cent.
“Marzha Tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocent për litër. Çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocent për litër”, thuhet në vendim. /arbresh.info/
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
“Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% ...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës