Dje në mëngjes rreth orës 03:35 në rrugën Memo Mato në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshje mes dy burrave është plagosur viktima më armë zjarri dhe për trajtim është dërguar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Rr. Memo Mato, Prishtinë 06.10.2022 – 03:35. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë