Sot në Pragë, në prani të kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovacevski dhe kryeministrit të Ukrainës, Denis Shmyhal, u nënshkruan solemnisht vendimet, duke plotësuar dhe rishikuar Marrëveshjen ekzistuese të Tregtisë së Lirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, me qëllim të lehtësimit të tregtisë së lirë dhe sigurimin e ushqimit midis dy vendeve.
Vendimet janë nënshkruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zv. ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Ukrainës, Taras Kaçka.
Në takimin ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski edhe një herë konfirmoi qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë dhe të qartë për vendin dhe popullin ukrainas, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.
Kryeministri Denis Shmahil falënderoi delegacionin Maqedonisë së Veriut mbështetjen e madhe që vendi i jep Ukrainës.
Në biseda, kryeministri Kovaçevski ka treguar se aderimi në aktivitetet dhe politikat e BE-së dhe botës demokratike, për ne si shtet do të thotë të qëndrojmë në anën e duhur, në momentin e duhur. /arbresh.info/
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh