Tre persona të mitur janë arrestuar në Gjakovë pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një boks metali, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar.
Rasti vazhdon me procedurë të rregullt.
“Rr. Normalja e Gjakovës, Gjakovë 05.10.2022 – 14:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi gjatë kontrollit te dy nga ta janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe te njëri një boks metali. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë