Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit E.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafin 4.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Prokuroria njofton se, më 04 tetor 2022 në Gjakovë, i pandehuri E.N., me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, të dëmtuarën e cila është e mitur.
Pasi që paraprakisht kishin biseduar përmes rrjeteve sociale, takohen, dhe i pandehuri me automjetin e tij e merr të dëmtuarën dhe e dërgon tek një parking, fillon ta prek dhe ta puthë, e më pas e godet me shuplakë dhe me përdorim të forcës e pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e njëjta arrin që të del nga automjeti dhe të paraqet rastin në polici.
Në komunikatën e tyre për media, thuhet se Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 04 tetor 2022. /arbresh.info/
Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes
Trump i thotë Netanyahut se bisedimet bërthamore me Iranin d...
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...