Ministria e Shëndetësisë në Siri ka regjistruar 39 vdekje nga kolera dhe rreth 600 raste tjera aktive.
Shpërthimin e kolerës në shtetin e shkatërruar nga lufta, Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si ‘shpejt të përhapur’, shkruan Aljazeera.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 594 raste janë regjistruar në 11 nga 14 provincat që nga muaji i kaluar.
“Situata po evoluon shumë shpejt në vendet e prekura dhe po shpërndahet në zona të reja”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).
Shumica e viktimave janë në provincën veriore të Aleppos dhe nuk u bë menjëherë e qartë nëse të vdekurit janë përfshirë në të gjitha regjistrimet e rasteve.
Ky është shpërthimi më i madh i kolerës në Siri brenda një dekade. /arbresh.info/
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell