
In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks from Kyiv, Ukraine, early Monday, March 21, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të mërkurën kërkoi themelimin e një ‘tribunali special’ për të ndjekur liderët politikë dhe ushtarakë rusë për rolin e tyre në agresionin në Ukrainë.
“Duhet t’i sjellim para drejtësisë ata të cilët vendosën që ta fillojnë gjithë këtë. Ata që kryen krimet në të cilat shihet gjithë ligësia e pushtuesve rusë. Ne ende nuk kemi bazë të tillë institucionale për të mbajtur lidershipin politik dhe ushtarak rus përgjegjës për krimin e agresionit”, tha Zelensky në një konferencë në Paris, raporton CNN.
Ai lavdëroi punën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për hetimet ndaj krimeve të pretenduara të kryera nga ushtarët rusë në territorin e Ukrainës. Por, “që origjina e krimit të agresionit të armatosur të marrë përgjigje të drejtë gjithashtu, ne duhet të plotësojmë aktivitetet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
“Duhet të themelohet një tribunal special për krimet e agresionit rus në Ukrainë, në mënyrë që të dënohen ata që, fatkeqësisht, nuk mund të kapen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe institucionet tjera gjyqësore në botë. Të gjithë e dini se si lidershipi i Rusisë, i cili fshihet pas tregimeve false për sovranitetin e shtetit, eviton përgjegjësinë për atë çfarë ka bërë. Dhe ne, duhet ta tejkalojmë këtë”, tha Zelensky. /arbresh.info/
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...
Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...