Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar mësimdhënësit në ditën botërore të tyre.
Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se fatkeqësisht kjo ditë mësuesit në Kosovë i gjenë të vuajtur, me paga aspak dinjitoze në krahasim me realistin e ri, si dhe të shtypur e të penalizuar.
“Sot, si asnjëherë më parë, mësimdhënësit kosovarë kanë një Qeveri aspak miqësore e empatike me ta dhe një Kryeministër të cilit nuk i intereson mirëqenia e as kontributi i tyre historik. Mësimdhënia është akti më i lartë i optimizmit. Kjo Qeveri, me ose pa vetëdije, po e vret atë, duke rrënjosur pesimizmin e dëshpërimin në zemrat e mësimdhënësve dhe nxënësve”, është shprehur Krasniqi.
Tutje, ai i ka bërë ftesë qeverisë që përveç ekzekutimit të pagave të shtatorit për mësimdhënësit, sa më parë të sjellë në kuvend Ligjin për Paga, pasi sipas tij, mësuesit mëritojnë një trajtim dinjitoz.
“Ndërkaq, për punën e përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, u dërgoj falënderimet më të përzemërta të gjithë mësimdhënësve kosovarë. Mos u dëshpëroni! Dje, sot, nesër – jemi me ju”, është shprehur Krasniqi./arbresh.info/
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...