Gjykata Kushtetuese në Maqedoni të Veeriut sot do të mbajë seancë në rend dite të së cilës janë pesë nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Në rendin e ditës është nisma e paraqitur sipas nenit 91 paragrafi 2 të Ligjit për falimentimin në pjesën: “Kreditori i referuar në kontest përgjigjet për dëmin që mund të shkaktohet nga zhvillimi i kontestit nëse kërkesa refuzohet si e pabazuar”.
Para gjykatësve sot do të jetë edhe nisma e dorëzuar sipas nenit 65 paragrafi 2, në pjesën: “Ligji për kundërvajtje” dhe paragrafi 3 edhe në pjesën: “Ligji për kundërvajtje”, si dhe nenit 66a paragrafi 1, në pjesën: “Komisioni i kundërvajtjes” nga Ligji për veprimtarinë turistike.
Në seancën e sotme, do të shqyrtohet edhe nisma për Vendimin për dhënien e pëlqimit nga 18 gusht të vitit 2021 e miratuar nga Këshilli i Komunës së Negotinës dhe Konkluzioni për publikimin e Vendimit për dhënien e pëlqimit për publikimin e vendimit, nga 5 gusht të vitit 2021, të NP “Komunalec” Negotinë nga 20 gusht i vitit 2021, miratuar nga Këshilli i Komunës së Negotinës në seancën e pesëdhjetë e një të rregullt të Këshillit të Komunës së Negotinës.
Në rendin e ditës të seancës së sotme është nisma e parashtruar në nenin 84 paragrafi 1 të Statutit të Odës Stomatologjike të Maqedonisë.
Gjykatësit do të diskutojnë edhe për nismën e dorëzuar nga partia politike E Majta nga Shkupi, e cila i referohet pikës 5 të Udhëzimit për reklama politike me pagesë për zgjedhjet lokale 2021 nga data 21.09.2021./alsatm/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...