Në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 18:40 në Pejë, mes dy veturave dhe një autobusi, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Sot rreth orë 18:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën ” Beteja e Loxhës” në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura dhe një autobus i cili ishte i parkuar. Si pasojë e aksidentit dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, por sipas ekipit mjekësor të njëjtit kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova./arbres.info/
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...