Njëzet persona u vranë kur një autokolonë civile u granatua nga trupat ruse në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës, thotë një zyrtar i lartë lokal, duke cituar informacionin paraprak.
Oleh Synehubov thotë se sulmi ndodhi në qytetin Kupiansk, afër kufirit rus, raporton bbc.
Ai nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur saktësisht, “Okupatorët sulmuan civilët që u përpoqën të shpëtonin nga granatimet. Kjo është mizori që nuk ka asnjë justifikim”.
Ai shton se 10 nga viktimat ishin fëmijë. Sulmi ndodhi në të ashtuquajturën “zonë gri” midis qytetit të çliruar së fundmi të Kupiansk dhe Svatove ende të pushtuar në rajonin fqinj Luhansk.
Ushtruesi i detyrës së kreut të SBU, Vasyl Maliuk, citohet të ketë thënë se “sulmi brutal ndaj civilëve u krye nga një grup sabotazhi dhe zbulimi”.
Të premten, 30 njerëz vdiqën kur raketat ruse goditën një autokolonë civile në rajonin jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët lokalë. /arbresh.info/
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...
Haxhiu viziton Myftiun Tërnava dhe uron qytetarët për Fitër ...