Rusia ka përdorur veton e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të shfuqizuar një projekt-rezolutë që kërkonte të dënonte aneksimet e saj të territorit ukrainas, e cila u hartua nga Shqipëria dhe SHBA-ja.
Miqtë e ngushtë të Moskës – Kina dhe India, zgjodhën të abstenonin në vend që të votonin kundër rezolutës që dënonte veprimet e fundit të Kremlinit në Ukrainë, raporton AlJazeera.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield, prezantoi rezolutën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, e cila u bëri thirrje vendeve anëtare të mos njohin asnjë status të ndryshuar të Ukrainës dhe detyronte Rusinë të tërhiqte trupat e saj.
Dje u shpall aneksimi më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, kur presidenti rus Vladimir Putin zyrtarizoi sundimin rus mbi katër rajone që përbëjnë 15 përqind të territorit të Ukrainës.
Rezoluta, e bashkë-sponsorizuar nga SHBA dhe Shqipëria, bëri thirrje për dënimin e referendumeve të paligjshme, të mbajtura në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës dhe që të gjitha shtetet të mos njohin asnjë ndryshim në kufijtë e Ukrainës.
Rezoluta gjithashtu i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat menjëherë nga Ukraina, duke i dhënë fund një pushtimi që filloi më 24 shkurt.
Dhjetë vende votuan në favor të rezolutës, ndërsa Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan.
Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, i cili ngriti dorën për të treguar votën e vetme kundër rezolutës, tha se rajonet ku Moska ka pushtuar territorin me forcë dhe ku luftimet vazhdojnë ende, zgjodhën të ishin pjesë e Rusisë.
“Nuk do të ketë kthim mbrapa siç do të përpiqej të imponojë projekt-rezoluta e sotme”, tha Nebenzia në takim.
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...
Haxhiu viziton Myftiun Tërnava dhe uron qytetarët për Fitër ...