Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka vizituar selinë e EUROPOL-it në Hagë.
Siç ka bërë të ditur Spasovski në profilin e tij në Facebook, kjo është vizita e parë e ministrit të Punëve të Brendshme nga vendi në selinë e EUROPOL-it.
“Kënaqësi e veçantë, me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL-it, Katrin De Bol, bashkërisht ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e krimit kompjuterik dhe në fushën e krimit ekonomik dhe hetimet financiare në periudhën e ardhshme”, njoftoi ministri Spasovski.
Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan Spasovski dhe shton se janë të hapur për avancimin e bashkëpunimit policor si me EUROPOL-in ashtu edhe me të gjitha organet tjera të rendit në botë. /arbresh.info/
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...