Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka akuzuar Qeverinë se duke mos qenë e aftë t’i menaxhojë situatat e krizës, përgjegjësinë po e hedh tek qytetarët.
Deliu përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se vetvetiu Qeveria po e krijon njëm mjedis të mbijetesës së më të fortit.
“Ata që nuk kanë mundësi të izolojnë shtëpitë do të kenë një dimër të ftohtë, ndërsa ata që nuk mund të përballojnë çmimet do të kenë një sofër të varfër”, shkroi Deliu.
“Nuk është roli i Qeverisë për t’i shpjeguar situatat, por për t’i menaxhuar ato”, përfundoi Deliu.
Postimi i plotë i saj:
Duke qenë e paaftë t’i menaxhojë situatat e prodhuara nga kriza e energjisë dhe rritja e inflacionit, Qeveria zhvendos gjithë barrën e përgjegjësisë te qytetarët, duke krijuar kështu vetëvetiu një mjedis shoqëror të mbijetesës së më të fortit.
Ata që nuk kanë mundësi të izolojnë shtëpitë do të kenë një dimër të ftohtë, ndërsa ata që nuk mund të përballojnë çmimet do të kenë një sofër të varfër.
Dhe kjo, për Qeverinë Kurti është mëse normale, madje natyrore!
Qeveritë e vendeve tjera kanë kërkuar bashkëpunimin qytetar, por vetëm pas një sërë masash të ndërmarra për të lehtësuar përballimin e kostos së energjisë dhe të inflacionit.
Nuk është roli i Qeverisë për t’i shpjeguar situatat, por për t’i menaxhuar ato!. /arbresh.info/
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...