Lindon Emërllahu ka shijuar debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.
Mesfushori i talentuar këtë vit ka shpërthyer me Ballkanin duke arritur të shpallet kampion i Kosovës si dhe po shkëlqen në arenën ndërkombëtare.
19-vjeçari u grumbullua nga trajneri Alain Giresse në Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjet e muajit shtator ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros, shkruan telegrafi.
Debutimi për Emërllahun erdhi në sfidën ndaj Qipros ku luajti për disa qaste në minutat e fundit të ndeshjes.
Ai është shprehur shumë i lumtur që ka debutuar me Përfaqësuesen A të Kosovës, teksa ka thënë se është nder dhe krenari.
“Debutimi i ëndrrave. Shumë krenar që e mbajë këtë fanellë dhe ende më krenar për fitoren tonë. Të luash për Kosovën është nder dhe krenari”, ka shkruar Emërllahu.
Kujtojmë që Emërllahut iu dha besimi nga trajneri Ilir Daja dhe ai e shpagoi atë duke u bërë një lider në mesfushën e kampionëve në fuqi të Kosovës.
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë