Është arrestuar një person, i dyshuar se vodhi para nga arkat ku qytetarët dhurojnë për bamirësi në dy xhami, njëra në fshatin Carralevë dhe tjera në Shtime.
Pas një pune të gjatë hetimore, Policia kanë arrestuar autorin e këtyre vjedhjeve, shkruan arbresh.info.
“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes së tij , me inicialet S.M (M/K) i moshës 27 vjeçar, të cilin sot me datën 29.09.2022 rreth orës 17:00 e kanë arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Shtime
Me datën 26.01 2022, rreth orës 21:20 Policia Stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion se në dy objekte fetare, në Xhamitë e fshatit Carralevë dhe në Lagjen e Pajtimit në Shtime, ishin vjedhur para nga arkat ku qytetarët i dhurojnë për bamirësi.
Hetuesit e stacionit të policisë në Shtime nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kishin marrë veprimet e nevojshme dhe kishin nisur hetimet.
Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes së tij , me inicialet S.M (M/K) i moshës 27 vjeçar, të cilin sot me datën 29.09.2022 rreth orës 17:00 e kanë arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë”./arbresh.info/
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...