Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se Presidenca çeke në Bashkimin Evropian është duke bërë gjënë e duhur që po e përkrah procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Hacker ka thënë se raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të tjera të pafundme, sipas tij Kosova ka kohë që e meriton heqjen e regjimit të vizave.
“Është gjëja e duhur që Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së po i përkushtohet kësaj teme. Megjithatë, raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të mëtejshme dhe të pafundme. #Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë.”, ka shkruar Hacker./arbresh.info/

SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...