Ylli televiziv, Kim Kardashian në fotot e fundit dukej si një version i ri i Marilyn Monroe.
41-vjeçare la flokët e saj bionde teposhtë mbi supe, teksa nxirrte në pah figurën e saj të pabesueshme me një fustan të bardhë pambuku “Dolce & Gabbana” duke shtuar edhe këpucë të bardha, shkruan arbresh.info
Diva ishte në Itali për shfaqjen e “Dolce & Gabbana” në Javën e Modës në Milano së bashku me motrën e saj të vogël Khloe Kardashian.

Në imazhet e reja, Kim e përdori kamerën në avantazhin e saj, teksa dukej sensuale në dhomën e saj të hotelit.
Ylli u pa në një hotel teksa ishte e grimuar dhe kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër me rripa të gjerë, ndërsa një pallto e ngjashme i ra nga supet.
Kim ka punuar me shtëpinë italiane të modës për fushatën e tyre të re reklamuese të quajtur “Ciao Kim’ për koleksionin e modës për femra, pranverë-verë 2023./arbresh.info/
‘‘Një mëngjes i nisur mbarë’’, Haradinaj ndan video nga një ...
Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është p...
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime