Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG sot është bërë baba për herë të dytë.
Goldi dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra u bënë prindër edhe të një djali.
Teksa ka bërë njoftimin me një shkrim emocional në Facebook, çifti e kanë pagëzuar djalin me emrin Front.
Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):
“ELHAMDULILAH
Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë.Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë.
E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT.Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin.
O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemt e mi më të mirë sesa që unë dua.Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit.
26 Shtator 2022”.
Kujtojmë se, dyshja mirëpriten djalin e tyre të parë, Guerilin në nëntor të vitit 2020. /arbresh.info/
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...