Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura janë stërvitur së bashku para se të dislokohen në Mbretërinë e Bashkuar ku do të marrin pjesë në stërvitjen e patrullimit ushtarak ndërkombëtar.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha “së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm”.
“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”. Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm! ”, ka shkruar Mehaj në Facebook./arbresh.info/

Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...