16 persona që u arrestuan në protestat në Rusi kundër mobilizimit ushtarak, kanë marrë ftesën për t’iu bashkuar shërbimit ushtarak, ka thënë grupi i të drejtave të njeriut në Rusi, OVD-Info.
Shumë komentues rusë kanë paralajmëruar, se nga dje, njerëzit që kanë marrë dhe marrin pjesë në protesta të paautorizuara rrezikojnë më tepër se vetëm burgim, ata dërgohen në front në Ukrainë, raporton bbc.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar të mërkurën një mobilizim të rezervistëve, që nënkupton se 300 mijë rezervistë ushtarakë janë ftuar.
Më tepër se 1300 persona janë arrestuar se protestuan të mërkurën, sipas “OVD-Info”.
Policia ka shtypur dhunshëm protestën e të mërkurës.
Ndërkohë në rrjete sociale kanë qarkulluar edhe kolona të veturave në kufirin Rusi – Gjeorgji. Raportohet se janë shtetas rusë që po tentojnë të ikin për në Gjeorgji./arbresh.info/
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik