Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Meksikën perëndimore herët të enjten.
Banorët e tronditur të qytetit të Meksiko City u larguan nga shtëpitë e tyre ndërsa u dëgjua alarmi i tërmetit dhe ndërtesat u drodhën. Menjëherë më pas, kryebashkiakia e qytetit të Meksikos, Claudia Sheinbaum, tha në Twitter se nuk kishte raporte fillestare për dëme në kryeqytet, raporton “Reuters“, transmeton arbresh.info
Tërmeti, të cilin Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) e mati fillimisht me magnitudë 7.0, ishte më i dobët dhe më i thellë se ai i së hënës duke goditur në një thellësi prej 20.7 kilometrave.
Epiqendra e tërmetit të së enjtes u regjistrua në shtetin Michoacan, jo shumë larg tërmetit të së hënës. /arbresh.info/
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin