Deri sot vetëm 5 automjete janë regjistruar me targa të Republikës së Kosovës, nga ato ilegale që kanë serbët kryesisht në veriun e Mitrovicës.
Ndërkohë, afati i këtyre tabelave ilegale skadon më 31 tetor të këtij viti.
Ani pse afatit të vendimit për targa po i afrohet koha, në rrugët e veriut të Kosovës shihen në lëvizje vetura të shumta të cilat ende janë me targa KM.
Në qendrat në veri të Mitrovicës, ku qytetarët mund të pajisen me targa ” RKS”, me vendim të qeverisë së Kosovës aplikimi është i hapur vetëm deri më 31 tetor.
Qytetarët serbë kanë mendime të ndryshme për targat, por shumë prej tyre nuk duan të flasin para kamerave.
“Unë i kam tabelat e Kosovës që nga paslufta”, thotë një qytetar, i cili nuk dëshiron ti publikohet identiteti./rtk
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...