I pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se kanë bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se është reduktuar koha e pritjes dhe shujtat do të shërbehen në kushte më të mira sanitare se më parë.
Tutje, ai bëri të ditur se çdo ditë prej orës 13:00, për qytetarët në nevojë do të shpërndahen 500 shujta në dy pika: Qendrën Kulturore Sociale për të Moshuarit në Aktash dhe Qendrën Kulturore Sociale për të Moshuarit në Tophane.
“Bashkë me Drejtoren e Mirëqenies Sociale, znj. Adelinë Sahiti, vizituam Qendrën Kulturore Sociale të të moshuarve në Lagjen Tophane, ku për pak kohë u bëmë pjesë e ekipit fantastik për përgatitjen e shujtave për servim”, shkroi ai./arbresh.info/
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...
I jepet lamtumira e fundit Isuf Selmanajt
Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në...