Isa Berisha ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj.
Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
“Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka aprovuar dorëheqjen e Dr. Isa Berisha, i cili ka ushtruar detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së në Facebook.
Ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Ferizajt është caktuar Selajdin Sallahu.
“U.d. drejtoresha Zejnullahu- Raçi, ka mbajtur një takim të përbashkët, duke falënderuar Dr. Berishën për punën e deritanishme në menaxhim të Spitalit të Ferizajt, kurse Dr.Sallahut i ka ofruar përkrahje nga ShSKUK dhe suksese në menaxhim të Spitalit të Ferizajt”./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Theren me thikë dy të persona në Lipjan, policia jep detaje
Man City eliminon kampionin në fuqi të Carabao Cup dhe kuali...
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...