Një vajzë 27-vjeçare dhe një fëmijë katër vjeç kanë vdekur në vend, ndërsa një vajzë po katër vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital pas një aksidenti në Kroaci.
Dy të tjerë janë lënduar mëngjesin e sotëm në vendkalimin hekurudhor në Bolfan, kur treni i cili lëvizte në linjën Koprivnicë – Varazhdin u përplas me një makinë.
Viktimat dhe të plagosurit ishin të gjithë brenda makinës.
Dy persona të lënduar janë transportuar në spitalin e Koprivnicës, shkruan portali kroat Index.
Një hetim është duke u zhvilluar dhe trafiku hekurudhor është pezulluar./euronews.al/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten