Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes rrjetit social Twitter, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët në seancën e sotme nderuan më një minutë heshtje mbretëreshën Elizabeth II.
Ky veprim sipas ambasadorit pasqyron marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“I jam shumë mirënjohës Kuvendit për gjestin e tyre dashamirës që pasqyron marrëdhëniet tona të ngushta dhe të ngrohta”, ka shkruar Abbott.
Ndryshe, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha në seancën e sotme se mbretëresha Elizabeth II, ishte mike e madhe e Kosovës dhe kombit shqiptar.
“Të gjithë u pikëlluam nga ndërrimi jetë i mbretëreshës Elizabeth II. Po konsideroj që është e nevojshme që ta nderojmë këtë mike të madhe, të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar me një minutë heshtje. U prehtë në paqe”, u shpreh ai./arbresh.info/
I am very grateful to the Assembly for their kind gesture which reflects our close and warm relations.https://t.co/yms93Jzrjr
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) September 15, 2022
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...
Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë
Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë